Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama le të vazhdojë të bëjë zullume se te tigani i shqiptarëve do digjet


Kryetarja Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi iu përgjigj edhe sulmeve të fundit të kryeministrit Edi Rama, që tha se “opozita i është qepur me tigan e peshk”.

Monika Kryemadhi tha se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në fund në tiganin e shqiptarëve.

Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet. I kemi shumë të mirë të rinjtë dhe gjimnazistët e Tiranës. Shqipëria është shtëpia juaj” shkruante Kryemadhi përpara takimit me djem dhe vajza të Lëvizjes Socialiste për Integrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *