Është përmbyllur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike. Komisioni i Vlerësimit ka përzgjedhur 326 emra që do i kalojnë kryesisë për miratim e nga ku do dalin 140 emrat përfundimtarë.
Procesi i votimit u shtri në të gjitha degët e PD-së sipas qarqeve ku anëtarësia votoi për emrat e parapëlqyer.
Emrat fitues kaluan në Komisionin e Vlerësimit që ka lënë 326 kandidatë që tashmë kanë mbërritur në fundin e procesit e do mësojnë nëse do jenë kandidatë për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.