Vendosni fjalën kyçe....

Rektori Hoxha: Studentët do zhvillojnë mësim online dhe në auditorë, nuk do ketë përgjysmim të tarifave


Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në mbledhjen e konferencës së rektorëve deklaroi se mësimi në universitete do nisë në datën 2 nëntor dhe do jetë një alternim mes auditorëve dhe mësimit në distancë.

Hoxha shpjegoi se institucionet po përgatiten që të gjithë aktorët të kenë trajnimin e mjaftueshëm për përdorimin e platformave online dhe po përpiqen që t’i kenë të unifikuara.

“Një alternim midis mësimit në auditor me mësimin në distancë. Të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma të unifikuara. Garanton që procesi të zhvillohet normalisht.  Po trajnohen në përdorimin e sistemit pedagogët, administratorët, studentët me qëllim që fillimi i vitit të ri akademik të na gjejë të përgatitur për zhvillimin e proceseve akademike”-tha rektori i UT-së.

Lidhur me tarifat, rektori shpjegoi se nuk do ketë përgjysmim të tyre ndërsa shtoi se për ciklin e dytë mund të ketë një rishikim.

Tarifat janë ato që janë të përcaktuara me Paktin për Universitetin, pra është e njëjta teknologji që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë. Mund të flitet për rishikim të tarifave në ciklit e dytë. Cikli i dytë i studimeve nuk është i detyruar. Ciklet e dyta të studimeve kudo në botë paguhen”-shpjegoi rektori i Universitetit të Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *