Vendosni fjalën kyçe....

“S’bëj debate boshe, në planin personal Ramën e kam mundur në vitin 2011 e do e mund prapë”


Kreu i PD-së, Basha, deklaroi sot se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet asaj që e quajti përpjekje të kryeministrit Rama për ta tërhequr në debat personal.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati tha se në planin personal e ka mundur Ramën në zgjedhjet e vitit 2011 për bashkinë e Tiranës dhe prapë do e mundë.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat bosh me Ramën pasi synon të mbrojë interesat e shqiptarëve nga grabitjet e kryeministrit.

“Kemi pasur një garë në vitin 2011. E kam mundur dhe do e mund prapë në planin e egos personale. Por nuk është ky qëllimi i çështjes. Unë jam këtu për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, për të mbrojtur vendin nga grabitja. Ai kërkon të më tërheqë në një debat sikur ky është një debat mes tij dhe meje. Por nuk kam ndërmend të futem në një debat që nuk ka asnjë substancë, asnjë thelb. Sulmet personale ndaj meje janë gjëja më e paktë që do bëjë. Sa më shumë bërtet dhe jep shfaqje në media, dijeni se po planifikon grabitjen e radhës.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *