Vendosni fjalën kyçe....

Sonda OSIRIS-REx e NASA-s prek me sukses asteroidin Bennu 320 milionë km larg


Sonda OSIRIS-REx e NASA-s është ulur me sukses në asteroidin antik Bennu, për të mbledhur të dhëna që mund të hedhin dritë mbi universin e hershëm.

OSIRIS-REx preku shkurtimisht asteroidin që ndodhet rreth 200 milionë milje (321 milionë kilometra) larg Tokës.

Sonda zbriti 805 metra nga orbita, në një proces të ndërlikuar që zgjati katër orë dhe zgjati krahun e tij të kampionimit prej 3.35 metrash dhe preku shkëmbin hapësinor për rreth 15 sekonda.

Pas marrjes së materialit, sonda do rikthehet në Tokë për të sjellë materialin e marrë. Duhet ende kohë për të parë nëse OSIRIS-REx ka mundur të marrë material mjaftueshëm nga sipërfaqja e asteroidit.

Qëllimi është që të mblidhen të paktën 60 gramë material, që do shërbejë për studimet të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *