Vendosni fjalën kyçe....

Valteri thirrje qeverisë: Futini sirianët në një kamp, po na rrezikojnë


Deputeti Halit Valteri ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me emigrantët nga vendet e lindjes në Shqipëri dhe për sigurinë e qytetarëe shqiptare.

Në seancën e sotme plenare, Valteri kërkoi nga qeveria që të marrë masa për emigrantët, pasi sipas tij po vënë në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë.

Ministria e Brendshme të bëjë diçka për këta njerëz, ose t’i mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo çështje. Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qeta sikur ishin para se të vinin në vendin tonë”, deklaroi deputeti Valteri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *