Vendosni fjalën kyçe....

306 raste të reja me koronavirus, humbin jetën katër pacientë 24 orët e fundit


Katër persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë Profesor Elmaz Elezi, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT, një 21-vjeçar nga Elbasani, një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini, me sëmundje shoqëruese.

Nga 1412 testime të bëra së fundmi janë zbuluar 306 raste të reja me koronavirus.

Në spitalin Infektiv e atë Shefqet Ndroqi janë shtruar 206 pacientë nga të cilët 15 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *