Vendosni fjalën kyçe....

Akuzoi Metën për shtetësinë e futbollistit afrikan, Blushi-Ramës: Peng i mafies së incineratorëve


Pas akuzave të Ramës ndaj presidentit Meta lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptare të një futbollisti afrikan të Tiranës, që akuzohej për falsifikim dokumentesh, ka ardhur reagimi i kreut të shtetit.

Zëdhënësi i Metës, Blushi, shkuan se me reagimin e fundit e pohoi se është frymëzuesi e autori i sulmeve ndaj klubit Tirana e tifozëve të tij me anë të portaleve të tij.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”. Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.” – shkruan Blushi.

Më tej zëdhënësi i presidentit shkruan se kryeministri është peng i mafies së incineratorëve dhe është kapur në flagrancë.

“Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli.” – shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *