Vendosni fjalën kyçe....

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Dhima, dalin të tjera pamje të autorit të dyshuar(Video)


Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që pretendohet se çuan në zbulimine autorëve të dyshuar të atentatit të dështuar ndaj bizmesmenit Andon Dhima.

Sipas Euronews Albania, që ka publikuar videon, në pamje shfaqet 45-vjeçari Grid Leno, i cili dyshohet se është personi kyç në atentatin e dështuar ndaj Dhimës më 15 tetor në Tirana.

Sipas Euronews, Leno shkon në banesën e tij pranë 21 dhjetorit, 20 minuta pas ngjarjes i maskuar e del që andej 10 minuta më pas me rroba të tjera për t’u drejtuar te restorani që menaxhon.

Përveç tij, të arrestuar për ngjarjen janë edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe kunati i tij, Maringlen Matohiti. Në banesën e tij policia ka gjetur një sërë sendesh që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit.

Sipas bluve, autorët e dyshuar dhe dy persona të tjerë kanë përdorur maskat kundër Covid-19, kapuçat dhe mënyra të tjera për t’i shpëtuar identifikimit.

Të ndaluar për ngjarjen janë edhe ish-komandoja i ushtrisë Albin Hoxha dhe i vëllai, Enea Hoxha.

*Video Credit: Euronews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *