Vendosni fjalën kyçe....

Balla reagon për kthimin në Kuvend të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor: Vonesë që vjen nga një President mistrec dhe hileqar


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar nga Elbasani lidhur me kthimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat Balla se Presidenti mori kohë për të vonuar procedurat parlamentare.

Ai la të kuptohej se shumica nuk do tërhiqet nga ndryshimet për Kodin zgjedhor duke e quajtur një reformë të suksesshme.

Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhe edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti“-tha Balla nga Elbasani. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *