Partia Demokratike ka publikuar emrat dhe procedurën e përzgjedhjes së 326 emrave të kualifikuar në fazën e parafundit, prej nga ku do dalin 140 kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, sqaron se edhe emrat e njohur nga demokratët që nuk janë pjesë e listës me 326 emra, nuk janë skualifikuar përfundimisht.
Si thekson se 13 emrat që nuk janë ende pjesë e listës përfundimtare janë në pritje për sa i përket miratimit për të qenë pjesë e listës përfundimtare por kjo do vendoset nga institucionet statutore.
Deklarata e Bardhit
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.
Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 gusht deri në 22 tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.
Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.
Nga Raporti i Komisionit rezulton se:
- A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
- B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), t’i propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.
Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:
- Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
- AGRON SHEHAJ
- ALBANA VOKSHI
- ALDO BUMÇI
- ALFRED RUSHAJ
- ARBEN RISTANI
- BARDH SPAHIA
- BELIND KËLLIÇI
- ÇLIRIM GJATA
- DHURATA ÇUPI
- ENKELEJD ALIBEAJ
- ENNO BOZDO
- ERVIN MINAROLLI
- FATBARDH KADILLI
- FLAMUR NOKA
- FLORJON MIMA
- GENC POLLO
- GENT STRAZIMIRI
- GRIDA DUMA
- ISUF ÇELA
- INA ZHUPA
- IVI KASO
- JORIDA TABAKU
- KRESHNIK ÇOLLAKU
- LUÇIANO BOÇI
- OERD BYLYKBASHI
- ORJOLA PAMPURI
- TOMORR ALIZOTI
- Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
- ANDON FRROKAJ
- ARBEN KASHAHU
- ENDRI HASA
- ERVIN SALIANJI
- FATBARDHA KADIU
- IZMIRA ULQINAKU
- LINDITA METALIAJ
- LORENC LUKA
- LUAN BACI
- NADIRE MEÇORAPAJ
- ROMEO GURAKUQI
- TRITAN SHEHU
- XHEMAL GJUNKSHI
Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.