Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta rajonale publikon karikaturat e profetit Muhamed, ankohet se ka marrë kërcënime


Gazeta ‘La Nouvelle Republique’ u sulmua në mediat sociale pasi publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed në faqet e saj në fundjavë, në një përgjigje editoriale për vrasjen brutale të mësuesit Samuel Paty javën e kaluar.

Kryeredaktori Christophe Herigault, tha për BFM TV të mërkurën se përkundër përgjigjes kryesisht pozitive që faqja e tyre e parë mori më 18 Tetor, ata morën ‘katër ose pesë kërcënime, veçanërisht në Facebook, që na ka bërë që të paraqesim një ankesë gjyqësore’.

Herigault mbrojti vendimin për të botuar karikaturën pavarësisht kërcënimeve, duke deklaruar se ‘nuk kishte absolutisht asnjë dëshirë për të provokuar’, por u bë për të shprehur zemërimin e gazetës për vrasjen e mësuesit.

Policia në Francë ende nuk ka komentuar mbi kërcënimet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *