Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, nuk konstatohen shenja dhune


Mesditën e sotme është gjetur pa jetë një person i paidentifikuar në rrugën Mine Peza në kryeqytet.

Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *