Vendosni fjalën kyçe....

Gjylameti me Covid-19: Jam karantinuar, po ndjek protokollet për sa më pak ndërlikime


Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, ka pohuar se është prekur nga Covid-19.

Në një shënim të sajin në rrjetet sociale, ajo sqaron se është karantinuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes ndërsa ka simptoma të lehta.

Gjylameti është ndërkohë shtatzënë, në pritje të një fëmije.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *