Një 21-vjeçar i cili ishte infektuar me virusin e ri korona dhe merrte trajtim në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë ka ndërruar jetë.
I riu nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin për shkak të komplikacioneve të rënda.
Ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Report Tv.
Në ditët e fundit shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa numri i personave që humbin jetën vijon të mbetet në shifra të njëjta.