Komuniteti LGBTI ka kërkuar zyrtarisht që personat që i përkasin këtij komuniteti të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazi në martesë.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada Pink thekson se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që ndryshimet e propozuara në ligjin për birësimin e Kodin e Familjes të eliminojnë diskriminimin që i bëhet këtij komuniteti.
“Ambasada PINK në Shqipëri, kërkoi zyrtarisht që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes.” – shkruhet në postimin në Facebook të komunitetit LGBTI.