Vendosni fjalën kyçe....

KPK-ja e rrëzoi, KPA-ja rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha


Gjyqtari Fuat Vjerdha është kthyer në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Pas vendimit të shpallur sot, ai rikthehet në krye të Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ai u rrëzua në shkallën e parë të vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por e ankimoi vendimi në KPA. Pas disa muajsh, kjo e fundit vendosi ta rikthejë në detyrë Vjerdhën.

Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe Albana Shtylla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *