Vendosni fjalën kyçe....

Mbeti jashtë listës paraprake për deputet, Salianji: Misioni im i vetëm fitorja e demokratëve


Pas Tritan Shehut, ka ardhur edhe reagimi i demokratit tjetër të mbetur jashtë listave paraprake për deputet, Ervin Salianji.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk ka përfituar dhe as është konsumuar nga pushteti ndërsa ka sakrifikuar fort në betejën opozitare.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.” – shkruan Salianji.

Më tej ish-deputeti pohon se në zgjedhjet e fundit ka qenë më i vlerësuari nga anëtarësia e PD-së dhe këtë mbështetje e cilëson si vlerësuesin më të rëndësishëm e legjitim.

Në fund ai thekson se misioni i tij i vetëm është që PD-ja të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar. Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.” – mbyll reagimin Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *