Kreu i Shtetit në një deklaratë për mediat nga Korça ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me të për çështjen e detit.
Meta ka ironizuar lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij informacionet i merr nga mediat greke më parë.
Madje ai vijon se nuk është konsultuar me të por me ndonjë president tjetër vërdallë.
“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion.
Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.