Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët refuzojnë kërkesat e Ramës për të ndërprerë grevën, nuk tërhiqen derisa të marrin rrogat


Greva e naftëtarëve në Ballsh nuk është ndërprerë. Të vendosur në qëndrimet e tyre, ata nuk tërhiqen derisa të marrin pagat e prapambetura.

Ata kanë refuzuar kërkesat e vazhdueshme të kryeministrit Rama për të lënë grevën duke i kërkuar atij që të ngrejë grupin negociator dhe të plotësojë kërkesat e tyre.

Më tej ata thonë se zgjidhja duhet të merret në Ballsh teksa premtojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe greva.

E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”- tha një naftëtar.

Edhe gratë në gravë pavarësisht se disa prej kanë shfaqur probleme shëndetësore shprehen të vendosura për të vijuar grevën dhe nuk pranojnë kërkesën e kryeministrit.

Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *