Vendosni fjalën kyçe....

Ndocaj pas lirimit nga policia: Shoqërimi tekë e Pjerin Ndreut, jam ish-deputet i Ramës


Pas lirimit nga policia, ku u mbajt për disa orë, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka deklaruar se largimi i tij nga përurimi i shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës ishte bërë nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndocaj kritikoi policinë për shoqërimin e tij duke thënë se nuk i ishte lejuar të merrte mjekim apo të telefononte avokatin e tij.

Ndocaj provoi të merrte pjesë në veprimtarinë e zhvilluar sot në Lezhë por u ndalua nga policia pasi nuk kishte ftesë.

Pas përplasjes me policinë ai u shoqërua në komisariat ndërsa akuzoi kryeministrin se nuk e kishte lejuar pjesëmarrjen e tij në veprimtari.

“Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t’i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të  marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish-deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim italian.” – tha Ndocaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *