Vendosni fjalën kyçe....

Policia shoqëron ish-deputetin Eduard Ndocaj, nuk kishte ftesë në inaugurimin e shtëpisë së Fishtës


Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Në aktivitetin për përurimin e rikonstruksionit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është shoqëruar nga policia ish-deputeti Eduard Ndocaj.

Siç raporton Report TV, shoqërimi është bërë për shkak se Ndocaj ka shkuar në aktivitet pa pasur ftesë.

Në aktivitet merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Në videon e postuar nga Report TV shihet shoqërimi i ish-deputetit Ndocaj nga forcat e policisë.

Ndocaj ka qenë deputet gjatë mandatit të parë të mazhorancës socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *