Vendosni fjalën kyçe....

Preken nga Covid-19 mësues në Bulqizë e Kavajë


Disa mësues në Bulqizë kanë rezultuar të prekur nga Covid-19. Bëhet fjalë për dy mësues të gjimnazit të qytetit dhe një mësuesi të shkollës 9-vjeçare, ‘Xhevdet Doda’.

Më herët në këtë qytet janë prekur nga koronavirusi i ri pesë mësues të tjerë të cilët pas vetëkarantimit dyjavor janë rikthyer në detyrë pasi kanë dalë negativë në analizat e tjera.

Sipas Drejtorisë së Arsimit të Bulqizës, mësimi nuk është ndërprerë duke qenë se ka mjaftueshëm mësues zëvendësues për t’i përfshirë në të tilla situata.

Po kështu në shkollën 9-vjeçare në Blerimaj të Kavajës janë prekur nga Covid-19 dy mësues ndërsa katër të tjerë kanë bërë analizën dhe janë në pritje të përgjigjes. Deri në daljen e analizës 40 nxënësit e shkollës do e bëjnë mësimin online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *