Qeveria Rama nga viti 2014- e deri më sot ka marrë borxh 3.2 miliardë euro.
Bashkë me borxhin publik të akumuluar deri në vitin 2013, totali i borxhit publik sot shkon në rreth 1,3 triliardë lekë ose rreth 10,2 miliardë euro.
Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave, përpunuar nga emisioni ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.
Ky borxh është i ndarë thuajse gjysëm për gjysëm mes borxhit ndaj huadhënesve vendas dhe atyre të huaj.
Borxhi i brendshëm është më i favorshëm sepse është në lekë dhe praktikisht ja kemi vetes.
Qeveria e paguan atë duke shitur bono të reja pa ndonjë vështirësi.
Borxhi i jashtëm është barrë më e rëndë sepse është në monedhë të huaj dhe interesat e tij, që vendosen nga tregjet ndërkombëtare, mund ta bëjnë edhe më të rëndë koston e këtij boxhi.
Po kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhin e brendshëm ja kemi kryesisht bankave që veprojnë në Shqipëri, dy kryesoret janë BKT, Raifaizen dhe Banka Credins:
Rreth 1,5 miliardë të borxhit të jashtëm janë marrë përmes Eurobondit të cilin e kanë blerë banka dhe institucione private ndërkombëtare. Banka Botërore është huadhënësi i dytë më i madh i vendit me rreth 1,1 miliardë euro. Pastaj vinë një sërë qeverish, Emiratet e Bashkuara, Italia, Gjermania, etj.
VINI RE: Ky material është pronësi e Exit.al