Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Futbollistit nën akuzë iu dha shtetësia për 8 orë, bashkë me Metën i bënë gol me kokë drejtësisë


Çështja e dhënies së shtetësisë shqiptare të futbollistit afrikan të Tiranës, Winful Cobbinah, është rikthyer sërish në skenë.

Pas publikimit të një shkrimi te Shqiptarja.com, sipas të cilit, lojtarit afrikan i ishte dhënë shtetësia për tetë orë ndërkohë që ishte nën hetim në Shqipëri, ka reaguar kryeministri Rama.

Në një status në Twitter, kryeministri shkruan se Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa ka lojtari në fjalë më Topin e Artë duke shtuar se presidenti dhe sulmuesi i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!” – shkruan Rama në ‘Twitter’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *