Një studim në shkallë të gjerë në Danimarkë që kërkoi të përcaktojë nëse maskat ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së Covid-19 është refuzuar nga disa revista prestigjioze. Autorët lanë të kuptohet se gjetjet e tyre ishin të papërshtatshme për status quo-në.
Lancet, New England Journal of Medicine dhe American Medical Association Journal e refuzuan të gjitha studimit, njoftoi media daneze të enjten.
Studimi, i cili filloi në fund të Prillit, përfshiu 6,000 danezë, gjysmës së të cilëve iu kërkua të mbanin maska në çdo kohë në vende publike.
Gjysma tjetër u zgjodh si një grup kontrolli dhe u udhëzua që të mos e mbulonin fytyrën. Pas një muaji, pjesëmarrësit u testuan për Covid-19 si dhe për antitrupa kundër virusit.
Kërkuesi shkencorë që hartuan studimin kanë kundërshtuar të shprehen publikisht në lidhje me gjetjet e tyre, por ata kanë hedhur shumë të dhëna që sugjerojnë se ishte përfundimi i arritur nga studimi dhe jo metodologjia e tij, që çoi në refuzimet e revistave të njohura shkencore.
“Ne nuk mund të fillojmë të diskutojmë me diçka për të cilën ata janë të pakënaqur. Nëse po, duhet të shpjegojmë edhe atë që tregoi studimi. Dhe ne nuk duam ta diskutojmë këtë derisa të botohet.” – tha Christian Torp-Pedersen, profesor dhe kryemjek në departamentin e kërkimeve në Spitalin e Zelandës së Veriut, për ‘Berlingske’ të Danimarkës.
Një anëtar tjetër i ekipit të studimit shkroi në një email të shpërndarë nga ish-gazetari i ‘Neë York Times’, Alex Berenson, javën e kaluar se gjetjet e studimit të tyre do të bëheshin publike sapo një revistë të jetë mjaftueshëm e guximshme për të pranuar studimin.
Danimarka aktualisht kërkon që maskat të mbahen në transportin publik si dhe në bare dhe restorante kur klientët largohen nga tryeza e tyre.
Ekziston një debat i nxehtë në gjithë botën lidhur me mbajtjen me detyrim të maskës në mjedise të hapura dhe evektivitetin e saj në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani