Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës mjeku kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji.
Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘Mercedes-Benz’, por pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal anash rrugës.
Edhe pse u soll me shpejtësi në Tiranë për mjekim më të specializuar, Gjergji nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.