Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në polici, shkarkohet zv.drejtori për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore


Është shkarkuar nga Vettingu në Polici, Besim Shabani.

Shabani me detyrë zv.drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës.

Shkak për shkarkimin e Shabanit është bërë pasuria, që sipas KJV nuk ka qenë e justifikuar, ndërkohë që ka rezultuar pozitiv në pastërtinë e figurës dhe në aftësitë e tij profesionale.

Shabani kishte bërë mbi 5 lëvizje bankare të parave në fjalë nga një llogari në tjetrën pa shpjeguar arsyet. Shabani nuk dha argumenta bindëse edhe për një dërgesë në 2007, të cilat pretendoi se vëllai kishte përdorur llogarinë e tij për t’ia dhënë të atit që të blinte dy hapësira biznesi në Koplik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *