Vendosni fjalën kyçe....

Videopërgjimi i OJF-së konservatore: Si po e favorizon Google, demokratin Joe Biden


Presioni shoqëror nga punonjësit e Google e bën të pamundur për këdo që mbështet presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të punuar atje për një kohë të gjatë, u tha një menaxher i kompanisë gazetarëve konservatorë të fshehtë nga ‘Project Veritas’.

“Nëse unë them që nesër, që unë jam një mbështetës i presidentit Trump, unë ndoshta do të humbas punën time.” – thotë personi i identifikuar si Ashwin Agrawal, kreu i analizës globale të konkurrencës në Google Cloud, në videon e publikuar nga Veritas.

“Mendoj se nuk do të ishte e drejtpërdrejtë, por në mënyrë të tërthortë do bëhej shumë, shumë e vështirë për mua të qëndroja atje.” – shtoi Agrawal –  “sepse e dini, është presioni i kolegëve, është presioni shoqëror.”

“Dhe pastaj, e dini, të jesh një mbështetës i Trump është të jesh një person i keq.”

Pohimi erdhi pasi Agrawal tregoi se si algoritmet e YouTube dhe Google i ndihmojnë ata të shpërndajnë në mënyrë të vijueshme e pandalur të reklamave të Joe Biden.

“Mendoj se gjëja për të cilën ndihem më keq është se njerëzit nuk e dinë se po u ndodh atyre.” – i tha ai gazetarit të fshehtë, duke shtuar se ishte e trishtuar që ‘një platformë po ndikon tek ju në një mënyrë për të cilën ju nuk jeni regjistruar’.

Videoja, e treta në seri, vjen dy ditë pasi një tjetër punonjës i Google Cloud, një menaxher programi i identifikuar si Ritesh Lakhkar, u shfaq duke thënë se kompania favorizon demokratët.

“Era po fryn drejt demokratëve, sepse Partia Republikane është Trump dhe Trump është Partia Republikane. Të gjithë e urrejnë atë. Kështu që era po fryn drejt demokratëve, kështu që le të anojmë rezultatet drejt demokratëve.” – tha Lakhkar.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *