Kryeministri Edi Rama feston 10 vjetorin e martesës me zonjën Linda Rama. Si rrallëherë, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto nga një moment romantic me të shoqen, së cilës i dhuron një buqetë të madhe me lule.
Ai e shoqëron foton me shkrimin “10 vjet”.
Dyshja i thanë “po” njëri-tjetrit 10 vjet më parë, në tetor të 2010-ës në një ceremoni me mbi 500 të ftuar.
Ata e kishin mbajtur historinë e tyre larg vëmendjes së publikut dhe lajmi i martesës doli i papritur vetëm kur nisën të shpërndaheshin ftesat.
Katër vite më pas ata u bekuan me një fëmijë. Vogëlushi të cilin e quajtën Zaho, lindi më 24 korrik të 2014-ës. Çifti kanë edhe dy fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme: Rama djalin Greg dhe Linda vajzën Rea.