Vendosni fjalën kyçe....

75-vjet OKB, Basha: Do punoj që Kosova të marrë vendin që i takon


Kryedemokrati Lulzim Basha ka një mesazh në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së.

Ndërsa kujton se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve, ai thotë se kur të bëhet kryeministër, ai do të punojë që Kosova të marrë vendin që i takon në këtë organizatë.

“Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *