Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Fletët e votimit s’janë gati për shkak të Metës, PS fiton mandatin e tretë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot lidhur me vonesën për përgatitjet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit me të rinjtë nga Elbasani, të cilët i ftoi të bëhen pjesë e ‘FRESSH VOICE’, Balla sqaroi mënyrën e re të votimit.

“Në 25 prill nuk votohet vetëm me një votë për partinë por edhe për deputetin apo deputeten që ti ke dëshirë. Fleta e votimit ende nuk është dizajnuar për shkak të vonesës së pakuptimtë të shkaktuar nga Presidenti, por dua t’ju them që fleta do ketë emrin e partisë dhe atë të kandidatit për të cilin ju mund të jepni votën tuaj”- deklaroi Balla.

Ai është shprehur gjithashtu i bindur në një fitore të mandatit të tretë të PS-së.

 “Ajo që duhet të diskutojmë është lufta e ditës, përballja me COVID. Elbasani është qarku i 4 për nga numri i të rasteve. Elbasani është një qytet universitar, ku javën e ardhshme një pjesë e vajzave dhe djemve vjen për studime. Apeli im; ju lutem sa më shumë, mbani maskën, lani duart dhe gjithçka që është e mundur që ta parandalojmë. Dikush ka thënë se; “pse i bëni këto takime?”, them se nëse do të mbaheshin në këto distanca takimet, s’ka problem. 25 prilli është me rëndësi për Shqipërinë, Nuk votohet vetëm për faktin se kush voton për 4 vitet e ardhme, por PS do të marrë një mandat të tretë. Me rëndësi është se si të kuptohet se si do të jetë Shqipëria në 2030-ën.

Përpara zgjedhjeve të vitit tjetër do të paraqesim vizionin tonë se si e shohim Shqipërinë në 2030, ku të rinjtë do të kenë prioritet. Të gjithë e mbajnë mend kur në 2018 dhjetor studentët u ngritën. Na dhanë një shuplakë të merituar. Duhet ta kishim kuptuar me kohë atë nevojë që ishte për gjendjen në universitet dhe konvikte. Nëse bëjmë një analizë të qartë dhe objektive në 2013-ën, unë besoj se biem dakord që tashmë për sa i përket Paktit të Universitet jemi në rrugën e duhur. Kjo për shkak të investimeve në universitete dhe ajo akomoduese. I kam ndjekur punimet në konviktin e Elbasani, janë si hotelet me 2 ose 3 yje.”- ka deklaruar Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *