Një nga gratë grevistë në Ballsh është dërguar këtë mbrëmje në gjendje të rëndë në spital.
Shëndeti i Silva Fejzaj mësohet se është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, dhe për këtë arsye është dërguar në urgjencën e Spitalit të Ballshit.
Fejzaj u dërgua me automjet privat nga kolegët.
Gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa gratë greviste janë të vendosura të marrin pagat që u takojnë ose thonë se do ‘vdesim në grevën e urisë’.