Përfshihet nga flakët një pikë servisi në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri.
Policia thotë se servisi është në pronësi të shtetasit me inicialet K.B., banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve, po digjen një magazinë me pjesë këmbimi dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka njerëz të lënduar.
“Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.
Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.
Dëme në njerëz nuk ka.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.”– thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.