Policia Rrugore në kryeqytet, ka vijuar këtë fundjavë me kontrollet dhe ndëshkimin e shoferëve për parkime të gabuara.
Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë me dje se përgjatë 12 orëve të fundit, kanë kryer një monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës.
Gjatë këtij kontrolli, janë ndëshkuar drejtuesit e 135 automjete të parkuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, siç thotë policia, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.
“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.”- thotë policia.