Vendosni fjalën kyçe....

Njerëzit në Etiopi do dënohen deri në 2 vjet burg nëse nuk mbajnë maskë


Njerëzit të cilët refuzojnë të mbajnë një maskë në fytyrë duke shkelur rregullat e vendosura nga qeveria për mbrojtjen kundër koronavirusit do të burgohen deri në dy vjet në Etiopi.

Kufizimet e vendosura në Etiopi, ndalojnë shtrëngimin e duarve, mos mbajtjen e maskës në një vend publik, uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë dhe kërkojnë ruajtjen e distancës prej dy metrash.

“Tani është sikur Covidi nuk është më, publiku nuk po kujdeset” – shkroi të enjten Ministri i Shëndetësisë Lia Tadesse, shkruan Daily Mail. “Kjo do të shkaktojë një rritje të mundshme të përhapjes së sëmundjes dhe mund të jetë një kërcënim për kombin.”

Etiopia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Prill për të frenuar përhapjen e pandemisë. Ajo u hoq në shtator.

Etiopia gjithashtu shtyu zgjedhjet e saj rajonale dhe parlamentare të planifikuara për në gusht për shkak të shpërthimit. Ato pritet të mbahen vitin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *