Një përplasje me thika ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 52-vjeçar i cili ka përfunduar në spital.
Lidhur me ngjarjen, blutë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin me inicialet A.M., i cili është 51 vjeç.
“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Myslym Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- thotë policia.
Nuk dihen motivet e konfliktit mes dy personave.