Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kalonte kanabis nga kufiri i gjelbër, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë


Policia kufitare në Sarandë, ka arrestuar një person i cili u përpoq të transportonte 3 kilogramë kanabis në Greqi.

Shtetasi me iniciale N.K 50-vjeç banues në fshatin Qelepias, Berat po transportonte disa pako me kanabis.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *