Katër persona raportohet se kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Së fundmi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 1315 testime ku kanë dalë 299 të prekur nga koronavirusi i ri.
Viktimat janë një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana e një 81 vjeçar nga Gramshi.
Në dy spitalet ku trajtohen të prekurit nga koronavirusi i ri janë shtruar 271 persona, nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.