Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell hodhën hapin e parë të një procesi dialogu që parashikon ndjekjen nga afër të çështjeve lidhur me Kinën dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta.
Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shërbimi i marrëdhënieve me jashtë të BE-së, thuhet se Pompeo dhe Borrel zhvilluan një bisedë telefonike.
Pompeo dhe Borrell filluan procesin e një dialogu të ri me qëllim për të diskutuar në një bazë të përbashkët dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse mes SHBA-së dhe BE-së për të gjitha çështjet lidhur me Kinën”, thuhet në deklaratë.
Në bazë të dialogut që do të zhvillohet mes Departamentit Amerikan dhe shërbimit të marrëdhënieve me jashtë të BE-së, do të monitorohen në mënyrë gjithëpërfshirëse çështje të tilla si regjistrat e të drejtave të njeriut të Kinës si dhe ato të sigurisë dhe plurarizmit.