Kryeministrja e tanishme e Serbisë, Ana Bërnabiç, është mandatuar nga presidenti Vuçiç për të formuar qeverinë e re.
Shefja e qeverisë ka bërë disa ndryshime në përbërjen e kabinetit të ri që do drejtojë vendin deri në 3 prill 2022, kur vendi do zhvillojë zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato presidenciale.
Aleksandër Vulin që deri ka qenë ministër i Mbrojtjes, do kalojë te Ministria e Brendshme. Ministrinë e Jashtme do e drejtojë Nikola Sekaloviç, që ka qenë më herët sekretar i presidentit Vuçiç. Mbrojtjen do e drejtojë Nebojsha Stefanoviç, që ka qenë ministër i brendshëm e kryetar i parlamentit vitet e shkuara.
Kryetarja e parlamentit të fundit, Maja Gojkoviç, do mbajnë postin e ministres së Kulturës. Ministre Energjie do jetë Zorana Mihajloviç ndërsa nuk ndryshojnë ministrat e Financës e Shëndetësisë, Sinisha Malli e Zllatibor Lonçar.
Zgjedhjet e fundit në Serbi u bojkotuan nga opozita ndërsa partia në pushtet Lista Përparimtare Serbe, korri një fitore të tellë duke marrë 188 nga 250 vendet në parlament.