Një çift mashkull homoseksual pinguinësh në një kopsht zoologjik të Holandës kanë vjedhur vezët që i përkasin një çifti lezbik pinguinësh në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për t’u bërë prindër.
Çifti homoseksual, që më parë u kap duke ngritur folenë me një vezë të vetme vitin e kaluar, këtë herë u largua me një fole të tërë.
“Rezulton të jetë një çift shumë i vendosur.” – tha ruajtësi i kopshtit ‘Dierenpark’, Sandër Drost, për RTV Utrecht.
Dy baballarët e ardhshëm tani po ulen me radhë për të ngrohur vezët për t’i mbajtur ato të ngrohta dhe duke kërkuar ushqim. Për fat të keq, vezët nuk ka gjasa të çelin pasi ato mund të mos jenë fekonduar, pasi janë lëshuar nga një çift lezbikesh, tha Drost.
“Homoseksualiteti është mjaft i zakonshëm tek pinguinët, por ajo që e bën këtë çift të shquar është se ata kanë grabitur një vezë.”- i tha DutchNews, Marc Marc, një tjetër punonjës i Kopshtit Zoologjik.