Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi viziton naftëtarët në Ballsh: Do takoj kreun tuaj që ka dalë me COVID, pandemia nuk ekziston


Deputeti Kujtim Gjuzi ka shkuar sot në Ballsh ku është takuar me naftëtarët. Ai u ka premtuar atyre se do e ngrejë problemin e tyre në Kuvend.

Ndërkohë ai ka deklaruar se pandemia e COVID-19 nuk ekziston. Gjuzi thotë se do të shkojë të takojë kreun e Sindikatës së NAftëtarëve Sokol Dautaj, i cili është konfirmuar me Covid.

“Ne jemi vëllezër, kam ardhur që me ju thënë në momentin që kemi fuqi, jo vetëm lekët që ju kanë vjedhur 30 vjet, por edhe lekët e atij pusi. Të vij unë rrugës dhe të më thotë tjetri çështje kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke shit naftë është skandaloze.

 Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën, drejtësia vonon, por nuk harron kurrë.

Ju keni kryetarin me COVID që i uroj shërim të shpejtë, do shkoj ta takoj atë le të jetë me 200 temperaturë, le të ma ngjisë mua. Le që COVID s’ka njëherë se Covidi është një rrenë ndërkombëtare, mashtrim për të na thënë s’duhet të punoj uzina këtu, Kina atje. Garancia që në Parlament, do ta ndez parlamentin nga nesër në orën 10 që o t’ju japin paret ata. “, deklaroi Gjuzi.

Ndërkohë që naftëtarët mbanin maska, vetë Gjuzi ishte pa maskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *