Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë reagon për vdekjen e 53-vjeçarit që u sorollat spitaleve: Do të kryhet hetim i plotë


Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD-së, lidhur me vdekjen e një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve, pasi asnjëri prej tyre nuk mori përsipër të kuronte.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

 “Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH-ja.

Më herët ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri, denoncoi vdekjen e 53-vjeçarit i cili ditë para se të ndahej nga jeta kishte zbuluar para kamerave se mjekët e kishin sorollatur san ë një spital në tjetrin, por asnjëri s’kishte marrë përsipër ta mjekonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *