Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta shefi i Samsung-ut, Lee Kun Hee


Ndahet nga jeta Lee Kun-hee, personi që e ktheu Samsung Electronics në një gjigand të elektronikës. Ai ishte 78 vjeç.

Kompania dha lajmin se Lee Kun-hee vdiq të dielën, pasi kaloi më shumë se gjashtë vjet në spital pas një sulmi në zemër.

Lideri karizmatik i Samsung është personi më i pasur në Korenë e Jugut, por siç shkruan Reuters ai ishte dënuar për ryshfet dhe evazion fiscal.

“Lee është një figurë aq simbolike në ngritjen spektakolare të Koresë së Jugut dhe si Koreja e Jugut e përqafoi globalizimin, saqë vdekja e tij do të mbahet mend nga kaq shumë Koreanë”, tha Chung Sun-sup, shefi ekzekutiv i firmës studiuese të korporatave Chaebul.com.

Të ardhurat e bashkëpunëtorëve të Samsung Group, që shkonin në 289.6 miliardë dollarë në vitin 2019, ishin me vlerë 17% të PBB-së së Koresë së Jugut.

Samsung njoftoi se ceremonia e varrimit do të ishte e vogël dhe do merrnin pjesë vetëm familjarët. Nuk u dhanë të dhëna se kur dhe ku do të mbahej varrimi.

Lee ishte djali i themeluesit të Samsung-ut Lee Byung Chul. Ai mori drejtimin e firmës në 1987 dhe e ktheu Samsung-un në një udhëheqës global të smartfonëve.

Lee Kun-hee u shtrua në spital pas një ataku kardiak, gjashtë vjet më parë dhe ka qenë i shtrirë në spital që prej asaj kohe. Djali i tij Lee Jae-yong është de fakto shefi i kompanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *