Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, propozon emrin e Isa Mustafës për postin e presidentit.
Nënkryetari i LDK-së konfirmon se deri më tani nuk ka pasur diskutime brenda partisë së tij për këtë, por sipas tij Isa Mustafa mund të jetë emri i parë në rast se jepet një mundësi e tillë.
“Nëse LDK-së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri, në RTV Dukagjini.
“Nuk kemi bisedu dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto momente e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e Brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizës në të cilën po hyjmë”, ka shtuar Haziri.
Kujtojmë se presidenti aktual Hashim Thaçi, ka premtuar se në rast se akt-akuza nga Haga konfirmohet, ai do të largohet.
Ndërkohë që LDK pretendon që president të bëhet Mustafa, AAK e koalicionit qeveritar pretendon se posti i Presidentit i takon Ramush Haradinajt.