Juventusi ngeci në një barazim 1-1 me Veronën në ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Pas një pjese të parë pa gola, miqtë e gjejnë të parët rrugën e rrjetës me anë të Favilit në minutën e 60-të.
Megjithatë gëzimi për ta nuk zgjat shumë pasi 17 minuta më vonë, bardhezinjtë gjejnë golin e barazimit me Kulusevskin.
Me këtë barazim, Juventusi ngjitet në vendin e pestë, katër pikë më pak se Milani i kreut.
Duhet thënë se trajneri Pirlo nuk e ka nisur shumë mirë sezonin me torinezët megjithatë kampionati është vetëm në javët e para dhe ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.