Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku emëron 13 kardinalët e rinj, mes tyre kritiku i njohur i presidentit Trump


Papa Françesku ka emëruar 13 kardinalë të rinj, më i shquari prej të cilëve është Kryepeshkopi i Uashington DC, Wilton Gregory, peshkopi i parë amerikan me ngjyrë që zgjidhet në këtë pozicion.

Ata do të nderohen në një ceremoni më 28 nëntor. Gregory u emërua Kryepeshkop i Uashington DC në vitin 2019, pasi kishte shërbyer më herët në Çikago dhe Atlanta.

Njeriu i kishës bëri emër këtë vit kur ai kritikoi publikisht presidentin Donald Trump për vizitën e tij në Shenjtëroren e Shën Gjon Palit II të Uashingtonit.

Protestuesit e Black Lives Matter ishin mbledhur në qendër të qytetit Uashington DC për të protestuar ndaj brutalitetit të policisë dhe u desh të shpërndaheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit, siç thuhet me gaz lotsjellës, në mënyrë që Trump dhe Zonja e Parë të vizitonin kishën, shkruan RT.

Gregori tha se për të ishte ‘e dënueshme” që ‘çdo objekt katolik’ do e lejonte veten të ‘keqpërdorej e manipulohej’. Në komente të tjera publike, Gregori ka vlerësuar ata që ‘dalin në rrugë për të protestuar ndaj padrejtësisë’, megjithëse ai ka pretenduar se nuk është përkrahës i tyre


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *