Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Varshavë kundër bllokimit për Covid-19, përleshen me policinë


Kundërshtarët e kufizimeve të ashpra Covid-19 zhvilluan një protestë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Protestuesit në Varshavë kërkuan një qasje ‘të mençur dhe të përgjegjshme’ për të luftuar koronavirusin, që duhet të përfshijë lehtësimin e kufizimeve të karantinës dhe vetë-izolimin vullnetar të grupeve të cënueshme.

Ata gjithashtu i kërkuan qeverisë që të dëmshpërblejë bizneset që gjenden në rrezik falimentimi. Zyrtarët vunë në zbatim masa më të ashpra kundër Covid-19 më herët këtë muaj, pas rritjes së rasteve.

Protestuesit u përballën me një prani të madhe të policisë. Gazi lotsjellës dhe mjete të tjera u përdorën për të shpërndarë turmën.

Sipas raporteve, të paktën një person u plagos në përleshjet me policinë ndërsa një numër i madh personash u gjobitën për shkeljen e ligjeve të grumbullimeve publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *