Vendosni fjalën kyçe....

Reagon QSUT: 53-vjeçari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar lidhur me vdekjen 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, i cili ishte sorollatur dyerve të spitaleve ditët e fundit.

Ndryshe nga sa pretendon Partia Demokrate, QSUT thotë se zoti Çekirri e ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

“Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave”, reagon QSUT.

Më herët Ministria e Shëndetësisë tha se do krynte hetimet e nevojshme lidhur me vdekjen e 53-vjeçarit. Cekirri kishte zbuluar para kamerave se mjekët e kishin sorollatur sa në një spital në tjetrin, por asnjëri s’kishte marrë përsipër ta mjekonte. Pas vdekjes së tij, PD risolli në vëmendje prononcimin për mediet të Çekirrit ndërsa akuzoi se ai nuk kishte marrë ndihmën e duhur mjekësore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *